E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Mund të fitojmë me zikaltërit

Rafa Benitez është shfaqur optimist përpara sfidës me Interin, duke u shprehur i bindur se në këtë sfidë Liverpuli do të luftojë pa u kursyer. "Ndryshe nga e shtuna e kaluar (kur Liverpuli u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga FA Cup nga Barnsli e kategorisë së dytë) do të bëjmë disa ndryshime, Championsi është një aktivitet ndryshe nga të tjerat: do luajmë të përgatitur, pasi duam të fitojmë", tha ai. Për të ndryshuar fatin e këtij sezoni, larg katër vendeve të para në Premiership dhe të eliminuar nga FA Cup, Liverpulit i duhet një fitore: "Në këto momente jemi të zhgënjyer dhe duhet të përmirësojmë paraqitjet për të dalë nga kjo situatë: jemi në vështirësi, por nëse fitojmë me Interin gjithçka do të bëhet më e thjeshtë, një fitore nesër (sot) i ndryshon gjërat". Kualiteti i Interit është i padiskutueshëm, por Benitez ka përgatitur "kurthin" për lojtarin më të mirë të zikaltërve, Ibrahimoviç. "Interi është një ekip shumë cilësor dhe ka lojtarë të rëndësishëm. Ibrahimoviç? Një talent që luan shumë mirë, por ne e kemi studiuar dhe kemi marrë masat kundër tij, për ta ndaluar do të mendojnë lojtarët e mi në fushë".

Champions League

NDESHJET 1/16

Sot

Liverpul-Inter

Olimpiakos-Çelsi

Roma-Real Madrid

Shalke-Porto

Nesër

Arsenal-Milan

Sëlltik-Barcelona

Fenerbaçe-Sevilja

Lion-Man. Junajted

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›