E Diel, 1 Nëntor 2026

Trapatoni-Irlandë, hetim nga FIFA

Emërimi i Xhovani Trapatonit si trajneri i ri i Irlandës nuk ka kaluar pa probleme. Gazeta britanike "The Times" ka bërë të ditur se FIFA ka vendosur të hapë një hetim për të shqyrtuar kontratën dyvjeçare të trajnerit italian. Dyshimet lindin pasi shuma prej 1 milion eurosh në vit do të paguhet pjesërisht nga biznesmeni irlandez, Denis O‘Brajan, dhe jo federata vendase. "Aktualisht, nuk ka rregulla që e pengojnë një gjë të tillë", tha zëdhënësi i FIFA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›