Del Nido: Sevilja, përsëri e frikshme
Presidenti i Seviljes, Hoze Maria Del Nido, ka deklaruar se skuadra e tij ka rigjetur formën më të mirë para ndeshjeve të Ligës së Kampioneve me Fenerbaçen. "Jemi në formë të mirë dhe kemi besim se mund të kualifikohemi. Kjo skuadër është kthyer në ekipin ambicioz dhe golashënues të vitit të kaluar, i cili hynte në fushë për të shënuar që në minutën e parë. Nëse do të isha në vendin e Fenerbaçes, do të filloja të shqetësohesha", tha Del Nido.