E Diel, 1 Nëntor 2026

Kimi, rekorde njëri pas tjetrit

Në testet përpara fillimit të kampionatit, Kimi Raikonen, duket në formë të shkëlqyer. Kampioni i botës vazhdon të jetë piloti më i shpejtë në pistën e Sakhirit: koha më e shpejtë ka qenë sërish e tija, një rekord i ri në testet e vitit 2008. Në ditën e tretë, piloti i Ferrarit ka arritur për të tretën herë radhazi (gjithmonë në kushte të ndryshme), kohën më të mirë dhe rekordin e cirkuitit duke e frenuar kronometrin në kohën 1‘30"455. Në fund, finlandezi ka zhvilluar 74 xhiro në pistën e Bahreinit dhe është larguar nga cirkuiti me një makinë Tojota: Ferrari ka vendosur që në trafik t‘u lejë pilotëve në dispozicion automjete komode dhe me shpejtësi të vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›