"Silverston rrezikon ‘fshirjen‘"
Duke filluar që prej vitit 2010, Çmimi i Madh i Anglisë, që zhvillohet në Silverston rrezikon të "fshihet" nga Botërori i Formulës 1. Lajmi është bërë publik nga patroni i këtij sporti, Berni Ekleston për "Daily Telegraph". "British Racing Drivers Club", që zotëron cirkuitin, është optimiste se pas financimit për ridizajnimin e pistës (sipas kërkesës së Ekleston), Silverston do vazhdojë të presë garat e F.1. Megjithatë, sipas Ekleston kjo nuk është e mjaftueshme: "Edhe sikur struktura të jetë ashtu si e kemi kërkuar, problemi qëndron te marrëveshja komerciale. Garat e F.1 në Angli duhet të paguhen sipas çmimeve të tregut, as më shumë e as më pak".