Pfister, polemika me policët ganezë
Trajneri i Kamerunit, Oto Pfister, është përfshirë në një sherr banal me policët ganezë para fillimit të stërvitjes së kombëtares së tij në stadiumin ku do të zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Afrikës me Ganën. Policia vendase ka urdhëruar punonjësit e stadiumit të mos linin trajnerin të hynte në impiant, duke u munduar të prishë stërvitjen e Kamerunit. Pfister filloi të shante policët dhe hyri në stadium vetëm pasi një prej anëtarëve të delegacionit të Kamerunit arriti të shpërthente derën.