Komisioni për legjislacionin miraton amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Komisioni për legjislacionin i Kuvendit të Kosovës miratoi sot pasdite amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli, të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.
Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër.
Në komision mungoi anëtari i LDK-së, ndërsa shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.
Pas kalimit në komision pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar këto amendamente kushtetuese. /KosovaPress/