E Diel, 1 Nëntor 2026

Koralja e Darvinit

Në dhjetor të vitit 1836, anija
"M.S Beagle", që kishte në
bord Çarls Darvinin mbërriti
në "Tokën e zjarrit", një rajon i
pabanueshëm dhe i mallkuar nga Zoti e
njerëzit. Po ta shohësh nga anija, kupton
se sa e paprekshme është fama e kësaj
toke, e cila rrethohet nga deti më i egër
i botës. Dhe gjendja nuk u përmirësua
kur ekuipazhi bashkë me shkencëtarin
anglez zbritën në tokë, ku priteshin nga
populli më rebel dhe i padëshirueshëm
që mund të imagjinosh. Darvini, në
udhëtimin e tij të parë të madh (që do të
ishte edhe i fundit), i cili zgjati pesë vjet,
mbeti i tmerruar nga pamja e induve,
të cilët lyenin fytyrën me ngjyra nga më
të ndryshmet, duke marrë pamjen e
djajve. Por në veçanti i bëri më shumë
përshtypje mënyra e të folurit, nga ajo
me gjeste deri te përdorimi i dhëmbëve
dhe gjuhës, pak a shumë siç bëjnë rritësit
e pulave - një lloj specieje pio-pio,
që nxirrnin disa tinguj tmerrues kur
donin të lajmëronin gjeneralin e tyre.
Për Darvinin indutë bënin pjesë jashtë
komunitetit njerëzor, ashtu edhe siç
shkroi në ditarin e tij. Shumë vjet më
vonë, kur i duhej të fliste për unazën
që mungon ndërmjet njeriut dhe majmunit,
iu kujtuan indutë, të cilët ishin
shumë të përshtatshëm për të kryer atë
rol. Ndonjëherë këta gjeni - dhe natyrisht
Darvinit që ishte një shkencëtar, të
cilit i përshtatej më mirë se kujtdo tjetër
ky përkufizim kaq "vagabond" dhe në
të njëjtën kohë kaq i pashmangshëm
- duke punuar gjithmonë në zona ku
distanca ndërmjet budallallëkut dhe
shpikjes më sublime është tepër e
vogël, sepse rrezikojnë të përfundojnë
tek opsioni i parë. Në rastin e këtyre
induve, bëhet fjalë për Yaganes, populli
i detit që flinte nëpër kanoe. Apo Onas,
populli i tokës, që edhe pse ishin të tillë,
i përkisnin ndonjë gjiri detar. Këto fakte
u treguan nga Françisko Koloane, shumë
vjet më vonë, kur numri i tyre ishte zvogëluar
ndjeshëm, pasi ata zotërinjtë që
rrisnin bagëti, për t‘i përvetësuar tokat,
kishin premtuar një kompensim prej 2
sterlinash kujtdo që do të sillte me vete
dy indu. Yaganes, përpara shfarosjes së
tyre, që ndodhi ndërmjet fundit të viteve
tetëqind dhe fillimit të viteve nëntëqind,
përdornin një fjalor me rreth tridhjetë
mijë fjalë. Kjo u vërtetua nga misionari
i parë anglez, i cili u dërgua në Tokën
e Zjarrit për të përmbledhur gjithçka
brenda një libri, që tashmë ndodhet në
Muzeun Britanik të Londrës. Po t‘i hedhësh
një sy këtij dorëshkrimi, vihet re
se gjuha e përdorur nga këta indu, ishte
shumë e specializuar dhe e rafinuar, për
gjithçka që i përkiste detit. Kur ne themi
"të hamë peshk", ata përdornin disa fjalë
më shumë, si "dhëmbi kafshon të fortën,
deri sa gjen të butën", kjo për karkalecat.
Veç unazës që mungon ndërmjet njeriut
dhe majmunit, Darvini për të treguar
teorinë e tij revolucionare të evolucionit,
përdori diçka që deri atëherë ishte aq
i dashur për koleksionistët ose shumë
i përdorur nga specialistët, të cilët e
përpunonin për të prodhuar bizhuteri.
Bëhet fjalë për koralin.
Në ikonologjinë tradicionale të shumë
vendeve, për të përfaqësuar denjësisht
dhe në mënyrë efikase zhvillimin
e jetës njerëzore, nuk ishte bërë ndonjë
sforco e madhe fantazie. Rastet ishin
të shumta, edhe pse shumë larg njëritjetrit
në kohë, në të cilat simboli i zgjedhur
ishte pema ku rrënjët shquheshin
si kryesoret dhe më pas gjithçka rritej
falë tyre. Siç bëri edhe Xhin-Baptiste
Lamark, punonjësi i Muzeut Historik
të Parisit, gjatë viteve 1744-1829, i cili
kishte bërë shumë studime për të treguar
se organizmat evoluonin duke u
bërë më kompleks në vetvete dhe kësaj
teorie i zgjodhi si ikonë, pemën. Por për
Darvinin që po e mendonte evolucionin
si një luftë e pamëshirshme, nga e cila
do të mbijetonin vetëm më të fuqishmit,
qetësia e pemës ishte e kundërta e asaj
që po kërkonte. Por ai mbeti i ngazëllyer
nga një rrënjë korali, duke parë dellëzimin
e saj, diçka tepër e përshtatshme
për të simbolizuar speciet që merrnin
pjesë në luftën e madhe për mbijetesë.
Në vizatimet që bëri për rrënjën e vogël,
ky ndryshim ndërmjet degëzimeve të
poshtme të vdekura dhe ato të sipërmet
të gjalla, është akoma me i qartë seç
ka qenë e treguar me pika për fosilet
e vdekura dhe me vija triumfuese për
degëzimet fitimtare që zgjaten për së
larti. Më shumë se njëqind vjet më vonë,
edhe Stephen Gould, një shkencëtar i
famshëm, autor i "Struktura e Teorisë
Evolucionare", një tentativë e madhe
për të rinovuar darvinizmin, e përdori
rrënjën koralore për të shpjeguar teorinë
e tij. Kërcelli paraqiste teorinë e
evolucionit dhe tre rrënjëzimet e para
do të ishin tre principet fondamentale
të logjikës darviniane. Interesante është
se Gould, duke e ditur mirë se Darvini
rreth viteve 1830 i kishte dedikuar më
shumë kohë studimit të Adam Smith,
natyrore me ato ekonomike të Adam
Smith te "Pasuria e kombeve".
Sa i përket gjenisë së Darvinit,
duhet caktuar një masë për abuzimin e
terminit, ose të kërkojmë të shpjegojmë
çdo herë se për çfarë tipi gjeniu kemi të
bëjmë, sepse elasticiteti i kuptimit të tij
dhe keqpërdorimi i atyre që e përdorin,
janë të dyja shumë të mëdha. Ndër
njerëzit e politikës ka qenë Kisinger, i cili
thoshte se Nikson ishte një gjeni dhe De
Gaull, i cili ia thoshte
vetvetes; një
mori shkrimtarësh
thirreshin
me
këtë mbiemër,
ndër të
cilët edhe D.H
Laurenc, i cili e
merrte për ofendim.
Në kinema të thuash gjeni është diçka
kaq e zakonshme saqë edhe elektricisti
ofendohet nëse nuk e quan të tillë. Ndërsa
të tjerë janë quajtur gjeni pas një pune
shumë të gjatë dhe vetëm pranë vdekjes,
si e famshmja Bufon, natyralistja e madhe:
"Në fund të fundit, është gjithçka
biologji". Në shekullin e njëzetë gjeni u
quajt Pikaso, por sa herë të tjera u përdor
ky term për të quajtur individë të cilët
nuk e meritonin?
Pamja e jashtëzakonshme
e çështjes së Darvinit është
se ky gjeni i madh autentik,
kur qe fëmijë,
nuk ka treguar
ndonjë shenjë
brilante intelektuale
(dhe ky
nuk ka qenë i vetmi: kryefamiljarja e
familjes Ainshtain e quante djaloshin Albert
"budalla", sepse gjithmonë i kthente
përgjigjet me vonesë dhe kur e bënte
nuk kthente asnjëherë një përgjigje të
plotë). Një mik i tij i atëhershëm ka treguar
se ishte e pamundur të përshkruaje
karakterin e tij që kishte një sjellje dhe
një mënyrë veprimi aq të qetë dhe anonime,
saqë nuk linte gjurmë. Darvini ka
qenë një student indiferent në çdo fazë
të edukimit të tij formal dhe zgjedhjen
për të nisur një karrierë fetare, të cilën
e bëri përpara udhëtimit të famshëm,
mund të themi se ishte rrjedhojë e
kësaj mungese totale interesimi. Ekspedita
shkencore në Amerikën e Jugut
ishte rasti i tij i madh dhe momenti i
jashtëzakonshëm ku u kombinuan disa
atribute me karakterin e tij indiferent.
Njeriu që në moshë të re ishte totalisht
i pa interesuar, në mesin e jetës së tij,
filloi të studionte gjeologji, gjeografi,
botanikë, zoologji, biologji, antropologji,
paleontologji, duke u bërë një
nga shkencëtarët më të famshëm dhe
produktivë të botës. Ai mbështeti transformimet
e mëdha që vinin me anë të
hapave të vegjël dhe kjo vlente në jetën
e kujtdo si një evolucion i species njerëzore,
me ndihmën e shkallëzimit dhe
njëtrajtëzimit. Kështu që gjeniu
që lindi në të, u shpreh me anë të
grumbullimit të shumë fakteve
dhe shkrimeve që i kompozonte
ditë pas dite, duke lënë mënjanë
atë që mbetej në fund.
Një kapacitet i pafundmë
për të avancuar gradualisht,
por pa lënë asgjë të pashtjelluar
përpara tij. Një punë
tepër e lodhshme, edhe për
një njeri në gjendje shumë
të mirë shëndetësore, ndërsa
Darvini vazhdoi të vuante
gjatë gjithë jetës së tij nga një
numër i madh sëmundjesh,
njëra më e rëndë se tjetra. Dhe
është një paradoks i madh që,
i vetëm, ai arriti ta bëjë shkencën
të paçmueshme me anë të
një studimi të madh, tepër të
lodhshëm dhe mund të themi
edhe të mërzitshëm - Darvini prej
vitesh merrej me studime dytësore,
me pak rëndësi, duke u bazuar
në principin "kurrë nuk i dihet",
- duke formuar një nga teoritë më
revolucionare dhe brilante që njeriu
ka njohur ndonjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›