E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri, a është e vërtetë se na funksionon vetëm 10% e tij?

Aështë e vërtetë që ne vëmë në përdorim
vetëm një fraksion të vogël të trurit
tonë? Cili është funksioni i pjesës tjetër
të tij? A mund ta detyrojmë veten që të
vëmë në funksion edhe pjesën tjetër për t‘u bërë
super të zgjuar?
Shumë nga ne kanë dëgjuar se qeniet njerëzore
vënë në përdorim vetëm 10% të kapacitetit
të trurit të tyre dhe e kemi marrë si një të vërtetë.
Nëse do të mendosh se kjo është një përqindje
reale, atëherë të bëjmë pyetjen e duhur për këtë
rast: Si mund të funksionojmë me një organ
vital, i cili është në punë vetëm me 10% të kapacitetit
të tij? Po në fakt është e mundur, pasi
ka njerëz që jetojnë me një veshkë për shembull.
Por nga ana tjetër, po t‘i referohemi rastit
të zemrës, nuk mendoj se mund të ekzistonte
ndonjë qenie e gjallë, jo vetëm njerëzore, me
një zemër që do të kishte një kapacitet pune
prej 10%. Po nëse, 10% i mëparshëm është i
vërtetë, atëherë me se merret 90% i mbetur?
Nga pikëpamja ekonomiko-biologjike kushton
shtrenjtë të kesh një tru. Ne jemi kafshë të kësaj
Toke. Kemi lindur për të qenë në të njëjtin
ekosistem si çdo qenie tjetër e gjallë, apo edhe
si çdo bimë. Si qenie që jemi, na duhet që të
harxhojmë energji metabolike për të rritur
trurin tonë, pra na duhet të shpenzojmë kalori,
të paktën 30% e kalorive që ne shpenzojmë,
shpenzohen nga truri.
Kështu nëse ne e lëmë 90% të trurit pa punë,
me gjithë energjinë që i japim, do të thotë që
një pjesë e energjisë, një pjesë jo e vogël e saj
shkon kot. Ndoshta miti se ne kemi vënë në
punë vetëm një pjesë të vogël të trurit tonë,
vjen nga frika që kemi për faktin se nuk po
mendojmë aq thellësisht sa duhet të mendonim
në të vërtetë.
A e keni vënë re herë pas here se do të avanconit
më shumë në rast se do të mendonit më
mirë dhe më shumë? Ndoshta mund të bëheshit
edhe më inteligjentë nëse do të arrinit të
zbulonit se si ta vinit në funksionim pjesën e
"fjetur" të trurit.
A na e ka fajin shkenca?
Ndoshta një mit i tillë e ka origjinën te vetë
shkenca. Shkencëtarët që janë marrë me studimin
e trurit që nga shekulli i 19-të e deri në
vitet ‘39 të shekullit të kaluar, kishin pohuar se
ata nuk mund të kuptonin se cili ishte funksioni
i 90-të qelizave cerebrale të trurit të njeriut.
Kësisoj, doli ideja që truri funksionon vetëm
në 10% të kapacitetit të tij. Shkencëtarët kryen
shumë eksperimente edhe me kafshë, duke i
hequr pjesë të trurit, e duke parë më pas sjelljen
e tyre. Nga disa eksperimente u vu re se edhe
po t‘u hiqej lepujve një pjesë e trurit, ata nuk do
të demonstronin ndryshime në sjelljen e tyre
pas operacionit. Bazuar në këto eksperimente,
hamendësime dhe hipoteza të tjera të këtij lloji,
shkencëtarët dolën në përfundimin se pjesa më
e madhe e qelizave të trurit në korteksin cerebral
nuk kanë një funksion të përcaktuar. Por fakti se
nuk është gjetur misioni i këtyre qelizave, nuk do
të thotë se ato janë të pavlera dhe të kota. Për të
qenë të ndershëm deri në fund, shkencëtarët
nuk kanë thënë se zonat e sipërpërmendura nuk
kundërpërgjigjeshin, por se nuk kishin ndonjë
funksion të dukshëm. Sapo shkencëtarët dolën
në një përfundim të tillë, ai u përhap në variantin
tashmë të njohur se truri ynë punokërka vetëm
me 10 të kapacitetit të tij dhe madje është shkuar
edhe më tej, kur është deklaruar se po të arrihet
mënyra e identifikimit të vënies në përdorim
të pjesës tjetër të trurit, njerëzit do të mund të
bëheshin super të zgjuar.
Mjekët sharlatanë u munduan që me këtë
teori të bënin një dorë të mirë parash, duke
u thënë njerëzve që mjaftonin disa terapi të
posaçme, çuditërisht të zotëruara vetëm prej
tyre, që t‘i jepnin fuqinë e plotë për të vënë
të gjithë kapacitetin e trurit në punë. Tani pa
mendoni gjithë punën që bën truri juaj, jo vetëm
kur jeni zgjuar, por edhe kur jeni në gjumë. Truri
komandon gjithçka që nga zemra, qarkullimi i
gjakut, frymëmarrja, muskujt e deri tek ëndrrat.
Një pjesë e madhe e tij merret me gjënë më të
bukur që kemi, emocionet dhe kujtimet, duke i
ruajtur, forcuar e aktivizuar ato. Një tjetër punë
shumë e rëndësishme është të menduarit, të
reflektuarit. Gjithçka, gjithmonë është në lëvizje
deri në momentin e fundit. Dhe kjo nuk është
pak. Ndaj duaje, ose humbe trurin tënd. Po ta
shohësh trurin ndërsa punon, ai është si një
muskul gjigand, i përshkuar nga degëzime të
pafundme enësh gjaku e pulsimesh. Vetëm duke
parë pamje të tilla, duhet të jemi skeptikë ndaj
thënies se vetëm 10% e këtij organi jetësor është
në punë. Por një fakt është i vërtetë. Neuronet e
trurit duhen vënë në punë. Sikurse edhe qelizat
e tjera të trupit. Nëse nuk i vë në punë, ato do
të "vdesin". Nëse ndaloni së menduari, së kryeri
ushtrime të ndryshme, do të humbisni aftësinë
e cilësisë së veprimeve, do të humbisni aftësinë
e të menduarit, ndaj këshilla e vetme është:
vëreni në punë trurin tuaj dhe mendoni se
thënia e mësipërme është thjesht një mit. Keni
gjithçka ka në dispozicion, keni 100% një organ
të mrekullueshëm, nga i cili varet e gjithë jeta
juaj. Përdoreni si duhet dhe do t‘ia kaloni mirë.
Ah, por mos harroni zemrën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›