E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, "super skuadër" për Euro 2012

Pavarësia e Kosovës i ka hapur dyert krijimit të një ekipi përfaqësues. Një skuadër që projektohet për eliminatoret e Euro 2012 (pasi ajo nuk mund të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2010 ku shorti është përcaktuar), ku bashkohen të gjithë kampionët kosovarë të shpërndarë nëpër botë... Të gjithë së bashku në një skuadër, e cila padyshim do të jetë ndër më të fortat në Ballkan. Shefki Kuqi, Valon Behrami, Përparim Hetemaj, Faton Toski e shumë futbollistë të lindur në Kosovë, që aktualisht mbrojnë ngjyrat e vendeve të ndryshme në kontinent (Zvicër, Gjermani dhe Finlandë) do të bëhen pjesë e përfaqësueses së shtetit më të ri evropian. Duke i shtuar këtyre emrave edhe të gjithë futbollistët që janë përfaqësuar me Shqipërinë (Beqaj, Cana, Dallku e Curri mes më të spikaturve), atëherë pritet ndërtimi i një "super skuadre". Deri më tani, përfaqësuesja kosovare ka ekzistuar, por ajo nuk ka qenë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe është përbërë vetëm nga lojtarët që luanin në kampionatin vendas apo në rajon. Megjithatë, zgjidhja e statusit politik të vendit pritet të hapë rrugën për ata që dëshirojnë të mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Formimi i përfaqësueses kosovare do të ndryshojë plotësisht edhe pamjen e kombëtares shqiptare. Në këto vitet e fundit, kuqezinjtë janë mbështetur fuqimisht në kualitetin e futbollistëve të lindur në Kosovë, por tashmë duhen piketuar alternativat për të mbushur largimin e tyre. Pavarësisht "hemorragjisë", pas eliminatoreve për Kupën e Botës 2010, rivaliteti në skuadër do të ekzistojë. Beqaj, Cana, Dallku e Curri do të zëvendësohen nga lojtarë që kanë pasur pak hapësira në ekipin aktual dhe nga talentet e Shpresave, që fatmirësisht nuk mungojnë. Porta është një garë treshe ndërmjet Hidit, Likës dhe Kotorrit, ndërsa alternativa janë Koliqi e Bishani. Në mbrojtje janë Elvin Beqiri e Kristi Vangjeli (aktualisht titullarë), por edhe kapiteni i 21-vjeçarëve Lila. Përveç alternativave që janë preferuar nga Brigel e Bariç në të kaluarën (Osmani, Vrapi e Erion Xhafa), në garë futet edhe Shoshi. Në mesin e fushës në rastin më të mirë do vazhdojmë të kemi Lalën, Skelën e Duron, por edhe Haxhin e Mukën, që padyshim për stolin e rezervave përbëjnë luks. Megjithatë, Bakaj, Hyka e Lika janë gjithmonë aty për një fanellë titullari. Sulmi vazhdon të jetë reparti më i kompletuar i kuqezinjve me Bogdanin, Kapllanin e Salihin dhe të rinjtë Sukaj e Çani.

e. kodheli

Përfaqësuesja e Kosovës (Euro 2012)

4-4-2

Beqaj

(Anorthosis)

Dallku Curri Mavraj Rrustemi

(Vorskla) (Vorskla) (Bohum) (Erfurt)

Behrami Cana Hetemaj Toski

(Lacio) (O.Marsejë) (AEK) (E.Frankfurt)

Kuqi Berisha

(Fulham) (Bërnli)

Rezerva: Ardian Gashi (Fredrikstad), Samir Ujkani (Palermo), Shkodran Metaj (Groningen), Besian Idrizaj (Vaker Tirol - Liverpul), Astrit Ajdareviç (Liverpul), Mehmet Hetemaj e Erfan Zeneli (HJK Helsinki), Bekim Kastrati (F. Dyseldorf), Ahmed Jonuzi (Vorskla), Florian Berisha (Sion)

Përfaqësuesja e Shqipërisë (Euro 2012)

3-5-2

Hidi

Lila E.Beqiri Vangjeli

Duro Lala Bulku Bylykbashi

Skela

Bogdani Kapllani

Rezerva: Lika, Kotorri, Osmani, Vrapi, E. Xhafa, Shoshi, Haxhi, Muka, Hyka, Bakaj, Lika, Salihi, Sukaj, Çani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›