E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i OMONIA-s zyrtarizon dorëheqjen

Në kulmin e fushatës për
zgjedhjet e reja të organizatës
së grekëve të Shqipërisë,
OMONIA, jep dorëheqje
të parevokueshme kreu i saj, Jani
Jani. Dorëheqja e parevokueshme
e kryetarit të OMONIA-s është
dorëzuar në kryesi të enjten e
kaluar, në datën 7 shkurt 2008, por
deri tani nuk ka asnjë njoftim
publik për këtë akt dhe për arsyet
e saj. Të dielën mesdite, një delegacion
i krerëve të OMONIA-s ka
qenë në Athinë, ku janë zhvilluar
takime e biseda me përfaqësues
të qeverisë dhe ministrisë së Jashtme
të Greqisë.
I pyetur nga korrespondenti i
gazetës "Shqip" në Gjirokastër,
ish-kryetari Jani Jani ka pranuar
se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme
dhe se drejtimin e organizatës
sipas statutit ia ka kaluar
sekretarit të Përgjithshëm, Kosta
Barka. Jani refuzon të bëjë
publike arsyet e dorëheqjes së tij
në këto rrethana të fushatës
zgjedhore në gjirin e OMONIA-s.
"Kam paraqitur tekstin e
dorëheqjes sime të parevokueshme
në Kryesinë e OMONIA-
s, por për sa u takon shkaqeve
dhe arsyetimeve për këtë
veprim politik më duhet që të
pres mbledhjen e jashtëzakonshme
të kryesisë, që do të zhvillohet
të shtunën në datën 16 shkurt
në qytetin e Sarandës.
I pyetur nëse dorëheqja e tij
lidhet me takimet më të fundit të
krerëve të OMONIA-s në Athinë,
Jani Jani shprehet kategorik:
"Takimi në Athinë është zhvilluar
disa ditë pas paraqitjes së
dorëheqjes sime zyrtarisht në
kryesi dhe kështu që nuk ka asnjë
lidhje mes tyre", tha Jani.
Burime të besueshme informacioni
brenda OMONIA-s, që
nuk duan të bëjnë të ditur identitetin
e tyre, thanë se dorëheqja e
Jani Janit është pjesë e luftës së
fortë për të kapur kreun e kësaj organizate
nga disa kandidatë të
tjerë, sikurse janë prefekti i
Gjirokastrës Spiro Ksera, kryetari
i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano
dhe kryetari i Komunës së Finiqit,
Ziso Lluci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›