Kuvendi, shtyhet pa afat pezullimi i ligjit 7501
Ligji 7501 do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një afat të papërcaktuar. Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar më shumë kohë për ta shqyrtuar dhe diskutuar këtë projektligj të propozuar nga republikanët, së bashku me dy amendamentet e propozuara nga qeveria për çështjen e pronave. Votimi i shfuqizimit të këtij ligji duhet të ishte bërë që në dhjetor të 2007-ws, pasi diskutimi rreth tij kishte përfunduar si në komisionet parlamentare ashtu edhe në seancë. Por për shkaqe të papërcaktuara qartë, votimi i tij është shtyrë prej më shumë se dy muajsh. Në dy seancat e shkuara, megjithëse ishte në rendin e ditës, nuk wshtw bwrw i mundur votimi i tij. Herën e parw sepse Kryetarja e Kuvendit kishte harruar ta fuste në rend të ditës dhe opozita u largua nga salla e votimit, ndwrsa nw të dytën sepse nuk punonte sistemi elektronik në sallën e Kuvendit, pasi po instalohej sistemi i ri. Topalli premtoi se do të votohej në seancën e ditës së hënë, por as dje nuk e ka pasur këtë fat. Kësaj here ka qenw shkaktar Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pwr shtyrjen e votimit për shfuqizimin e 7501. Anëtarët e këtij komisioni, pasi kanë dëgjuar republikanin Arian Madhi, qw ka bërë për të disatën herw shpjegimin e nismës, pasi tashmë të gjithë e dinë pothuajse përmendësh, kanë kërkuar më shumë kohë, duke e nisur kështu diskutimin nga e para të projektligjit. Pas mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Arian Madhi ka deklaruar se "ky projektligj është në Kuvendin shqiptar. Pas dy muajsh, deputetët kërkojnë ende shpjegime se cili është ligji mbi tokën dhe çfarë ofron ai". Ai ka theksuar se "rikthimi i ligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese më la një shije të keqe. Shpresojmë që ndonjë deputet tjetër të mos reagojë duke thënë se edhe ai nuk di asgjë mbi projektligjin". Sipas tij ajo që bën të dyshosh në ndryshimin e qëndrimit të mazhorancës është se kërkesa e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për shqyrtim të nismës së republikanëve vjen në kohën kur qeveria ka miratuar dy projektligje të tjera për verifikimin dhe kompensimin e pronësisë në tokat bujqësore. Gjithashtu kryetari i grupit parlamentar të PR-së ka theksuar se, ndërkohë që politika po heziton për votimin e shfuqizimit të këtij ligji, persona të ndryshëm vazhdojnë të abuzojnë me ligjin 7501, duke ndarë prona të cilat janë me pronarë. Dy seanca më parë, republikani Madhi u tregua mjaft i ashpër ndaj mazhorancës dhe konkretisht ndaj Kryetares Topalli, duke akuzuar atw si shkaktar të zvarritjes së miratimit të nismës së tij në Kuvend. Nisma e ka fillesën që në prill të vitit 2007, po vjen prilli i 2008-ws, po bëhet një vit, dhe mazhoranca megjithëse publikisht ka shprehur gatishmërinë për shfuqizimin e këtij ligji, nuk po e merr këtë hap.