E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi shkarkon Entin Rregullator të Telekomunikacionit

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka shkarkuar nga detyra kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacionit. Në një deklaratë për shtyp theksohet se Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ju njofton se në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, "Për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, ka depozituar për vendimmarrje në Këshillin e Ministrave nismën ligjore, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë: për të nisur konform legjislacionit, procedurën e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, përkatësisht Hydajet Kopani, Anila Kaçupi, Shyqyri Meka, Arjan Sinoimeri, me motivacion për mosushtrim përgjegjësie të ngarkuar me ligj, pa ndonjë shkak të arsyeshëm. Në njoftimin e zëdhënëses së Ministrisë së Transportit theksohet se "Nisma e mësipërme vjen si pasojë e neglizhencës së rwndë të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator gjatë procedurës së miratimit të metodologjisë së rregullimit të tarifave të organizmave me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT) dhe mungesës së seriozitetit në ushtrimin e detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›