E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas në PDK, 17 anëtarë të Kryesisë: Të ikë Ndoka

Vazhdon konflikti brenda
Partisë Demokristiane
për largimin e Nard
Ndokës nga pozicioni i
kryetarit të PDK-së. Pas anëtarëve
të kryesisë, edhe deputetë të kësaj
partie janë përfshirë në debatin
mbi largimin ose jo të lidershipit të
PDK-së. Mesditën e djeshme, në
selinë e demokristianëve është
mbledhur grupi parlamentar për
të shqyrtuar kërkesën e anëtarëve
të kryesisë për ndryshimin e lidershipit.
Deputetët e PDK-së janë
ndarë në dy kampe mbi këtë çështje
dhe përfundimisht është vendosur
që të ngrihet një grup pune
nga kryesia e PDK-së për të analizuar
të gjithë situatën që po
ndodh brenda partisë. Ajo që vlen
të theksohet është fakti se nga 21
anëtarë që ka kryesia e demokristianëve,
shumica e kryesisë, ose 17
prej tyre, kanë firmosur kundër
Nard Ndokës dhe kanë kërkuar
kongres të jashtëzakonshëm. Kryetari
demokristian dhe njëkohësisht
ministri i Shëndetësisë, Nard
Ndoka, ka jashtë kontrollit partinë
e tij, në momentin që shumica e
kryesisë, por edhe pjesa dërmuese
e Këshillit Kombëtar, janë pro
largimit të tij si kryetar i PDK-së.
Nga 101 anëtarë të Këshillit Kombëtar
të PDK-së, 80 prej tyre janë
kundër ministrit të Shëndetësisë,
njëkohësisht kryetar partie.
Grupi i PD
Kërkesa e 17 anëtarëve të kryesisë
është dorëzuar dje në
mbledhjen e grupit kuvendor të
demokristianëve. Peticioni i kryesisë
është marrë në dorë dhe është
shqyrtuar nga deputetët e PDK-së,
por edhe nga vetë kryetari Ndoka.
Ajo që është vendosur me shumicë
të grupit kuvendor të PDK-së është
që kërkesat e kryesisë të merren
në shqyrtim nga një grup i posaçëm
dhe të mos shqyrtohen nga kryetari
i partisë apo nga kryetari i grupit
kuvendor të PDK-së. Kryetarët e
degëve Tiranë, Durrës, Shkodër,
Vlorë, Pogradec, Kukës dhe në
shumë qytete të vendit janë kthyer
kundër ministrit Ndoka dhe pakënaqësitë
kanë lindur për shkakun
se më shumë potencë në
parti po u jepet "të ardhurve", sesa
themeluesve të vjetër të Partisë
Demokristiane. "Po respektohen
më shumë të ardhurit nga partitë e
tjera, si PDR etj., sesa themeluesit
e PDK", tha kreu i grupit kuvendor
të PDK-së, Pashko Ujka.
Debatet
Përplasjet e para mes deputetëve
kanë nisur paraditen e
djeshme, përpara se të fillonte
mbledhja e grupit parlamentar
të PDK-së.
Dy deputetë, Ndue Shpani
dhe Pashko Ujka, kanë debatuar
në orët e para të mëngjesit të
djeshëm përpara Kryesisë së
Kuvendit mbi kërkesën e propozuar
nga Kryesia e PDK-së. Debatet
kanë vijuar në grupin parlamentar
në mesditën e
djeshme, ndërkohë që nuk është
mundur të dilet me një vendim
të përbashkët për të
mbledhur kongresin e jashtëzakonshëm
për të larguar Nard
Ndokën nga partia. Ajo që është
arritur pas debateve të shumta,
është që kryesia të përcaktojë se
çfarë do të ndodhë me drejtuesin
e demokristianëve. Strukturat
e larta drejtuese të Partisë
Demokristiane janë pozicionuar
kundër kryetarit të partisë, Nard
Ndoka. Javët e fundit është tensionuar
situata brenda PDK-së,
ku kryesia e saj është duke
ideuar një kongres të jashtëzakonshëm
për të analizuar situatën
brenda partisë, por edhe
për të kërkuar largimin e kryetarit
demokristian nga drejtimi i saj.
Një grup anëtarësh demokristianë,
i përbërë nga rreth 35 veta,
është mbledhur të shtunën për
disa orë për të diskutuar për
mënyrën që do të ndiqet për të
larguar ministrin e Shëndetësisë
nga drejtimi i Partisë Demokristiane.

Ndoka: Nuk është e vërtetë që s‘më duan

Nuk ka asgjë të vërtetë. Këto janë fantazi të Nikoll Lesit".
Kështu është shprehur kryetari i PDK-së, Nard Ndoka,
pas mbledhjes së djeshme të grupit kuvendor
demokristian. Ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht kryetar i
PDK-së, ka bërë me dije se nuk është njohur me asnjë listë apo
peticion të anëtarëve të kryesisë, duke cilësuar si të pavërteta
zhvillimet e fundit konfliktuale brenda PDK-së. Ndryshe nga
Ndoka, i cili i quan të pavërteta zërat për largimin e tij nga drejtimi
i partisë, një tjetër demokristian, njëkohësisht edhe anëtar
i qeverisë, zv/ministri Anton Gurakuqi, ka bërë me dije se "PDK
duhet të ndryshojë lidershipin, pasi në këtë mënyrë ka humbur
identitetin e saj". Kryesia e PDK-së është mbledhur në
mënyrë jozyrtare të shtunën në Tiranë, për të diskutuar marrëdhëniet
me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka. Një grup me 35
kryetarë degësh të PDK-së në Tiranë dhe në rrethe është
mbledhur për të pozicionuar qëndrimin mbi lidershipin e partisë.
Anëtarë të kryesisë së PDK-së kanë shprehur pakënaqësitë
e tyre mbi mënyrën se si kryetari i partisë po administron PDKnë.
Debatet janë ndezur më shumë duke iu referuar edhe pozicionit
që kryetari Ndoka ka mbajtur për të përjashtuarit e PS
nga partia pas votimit të Presidentit Topi në korrik të vitit të
kaluar. Kundër ministrit Ndoka janë hedhur edhe 80 anëtarë
të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokristiane, nga 101 që ka
gjithsej këshilli.

Emrat kunder

Anton Gurakuqi, zv/ministër i Jashtëm,
kryetar i degës në Shkodër
Nikolin Kurti, ish zv/ministër
Dhimitër Muslia, kryetar i degës së Tiranës
Tonin Morina, kryetar i degës së
Malësisë së Madhe
Ndue Pali, kryetar i degës Pukë
Gjergj Dhima, kryetar i degës Vlorë
Nazmi Visha, kryetar i degës Krujë
Nexhmedin Torra, kryetar i degës Pogradec
Rrok Lini, kryetar i degës Lezhë
Arben Bilali, kryetari i degës Kukës
Andi Krroqi, kryetar i forumit rinor të PDK
Lekë Vatnikaj, kryetar i komisionit të
garancive statusore
Najada Fani, kryetare e forumit të gruas
Rrok Gavoci, kryetar i komisionit të pushtetit
lokal në PDK
Aleksandër Ndrea, kryetar i degës, Durrës
Fran Leci, kryetar i degës së Mirditës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›