Kristiano Ronaldo, orgji me dy prostituta në Romë
Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Angli... dhe jo gjithmonë për performancat sportive. Vetëm pak orë pas sfidës që Mançester Junajted fitoi 6-0 me Njukasëllin, ku mesfushori shënoi tri gola, "News of the World" ka zbuluar skandalin e radhës të yllit portugez. Asi portugez njihet si një person që i pëlqen prostitutat dhe këtë e ka konfirmuar në Romë, në një orgji me dy "vajza me drita të kuqe". "Vetëm pak javë më parë, Kristiano Ronaldo u cilësua si ‘Lojtari i Pastër‘ i Junajted, pasi nuk ishte prezent në festën e Krishtlindjeve që organizuan futbollistët e tjerë, e cila ishte në qendër të skandalit për një hipotezë përdhunimi", citonte e përditshmja britanike. "Ai ishte i vetmi që shpëtoi nga gjoba 1 milion paund që trajneri Aleks Fergunson i vendosi skuadrës për situatën e sikletshme që u krijua". Megjithatë, mesfushori e rikuperoi shumë shpejt kohën e humbur dhe menjëherë pas fitores në FA Cup kundër Aston Vilës, udhëtoi drejt Romës, ku vizitoi lagjen e lokaleve me drita të kuqe në kryeqytetin italian. Një burim i "News of the World" zbuloi se: "Ronaldo dhe një shok morën dy vajza me vete në hotel, menjëherë pasi u larguan nga lokali. Ata i paguan vajzat që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe më pas ndryshuan partneret".
Vetëm katër muaj më parë lojtari pagoi pesë prostituta për një festë (ku morën pjesë edhe portugezi 20-vjeçar Nani dhe braziliani 19-vjeçar Anderson), të zhvilluar në shtëpinë e tij në periferi të Mançesterit. Ndërkohë, në vitin 2005, Kristiano Ronaldo është akuzuar nga një prostitutë për përdhunim, pas takimit që ata kishin pasur në suitën e hotel "Sanderson" në Londër. Shpërthimi i këtij skandali rrezikon t‘i shkaktojë Ronaldos një problem të dyfishtë: së pari me trajnerin Ferguson, i cili është i shqetësuar për reputacionin e futbollistit si një person që është shumë aktiv në jetën e natës dhe shoqërohet me prostituta dhe së dyti me të dashurën e re, prezantuesen 20-vjeçare, Karolina Patriçinio. Nata e shthurur e yllit të "Red Devils" filloi me një vizitë në klubin e njohur të Romës, "Divafutura Channel". Aty shishet e shampanjës kushtojnë afro 160 euro, ndërkohë që për 55 euro mund të porositësh kërcime personale të vajzave që bëjnë striptizë. Ai dhe shoku i tij kanë qëndruar për afro një orë në lokal dhe pasi kanë zgjedhur dy shoqërueset, i kanë ftuar ato në hotelin me pesë yje, "Hilton", ku ishin akomoduar. Një person që kishte kaluar natën në të njëjtin hotel ka rrëfyer: "Ronaldo u kthye vetëm me taksi, ndërsa dy vajzat erdhën me shokun e tij vetëm pak minuta më vonë. Njëra prej tyre dukej si spanjolle, me trup shumë të bukur dhe me flokë të zinj. Vajzat qëndruan lart për afro dy orë, pra duhet të jenë argëtuar disi. Të nesërmen pashë Kristiano Ronaldon dhe ai kishte një shenjë në fytyrë". Fakti që Ronaldo ka qenë në lokalin roman është konfirmuar edhe nga Nikol, një prej vajzave që punon atje. Për investigatorët e gazetës ajo pohoi: "Shumë njerëz të njohur vijnë këtu dhe pak ditë më parë ka qenë edhe Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, ai nuk më pëlqeu, rrinte si i ngurtë".
E kaluara
Vetëm katër muaj më parë ai kishte paguar pesë prostituta të cilat kishin marrë pjesë në festën e organizuar në shtëpinë e Kristiano Ronaldos, ku prezentë ishin edhe Nani e Anderson. Ndërkohë, në vitin 2005, një prostitutë e ka akuzuar portugezin për përdhunim
Babai i Xhermein Penant, shpërndarës droge në Angli
Pavarësisht se djali i tij është një futbollist i njohur dhe miliarder, babai i Xhermein Penant shpërndan drogë. Zbulimi është bërë nga "News of the World", sipas të cilës njeriu që ka një meritë të veçantë për arritjet në karrierë të mesfushorit të Liverpulit, tashmë ka ndërtuar "perandorinë e tij të drogës" në një apartament. Gazeta ka siguruar edhe foto e filmime të Geri Penant që shiste sasi të vogla dhe të lira kokaine dhe heroine për prostitutat e një lagjeje të Notingamit, duke mbushur edhe xhepat e tij me para. Investigatorët e të përditshmes kanë blerë tri doza kraku dhe një dozë heroine nga 43-vjeçari. Pasi u shiti "mallin", babai i Penant u është drejtuar blerësve: "Ky është mall i cilësisë së lartë. Provojeni vetë. Nëse do të keni nevojë të blini edhe herë të tjera, më kërkoni. Me mua jeni të sigurt". Gjatë momentit që kanë blerë drogën, babai i futbollistit i ka injektuar heroinë një prostitute që e kishte kliente të rregullt dhe më pas ka përdorur të njëjtën shiringë edhe për veten e tij. Gjatë kësaj kohe, tre burra të tjerë gjendeshin në katin e dytë të shtëpisë me një prostitutë, e cila ishte nën efektin e drogës. Gjatë një shëtitjeje në lagje, gazetarët janë takuar edhe me një përdorues droge xhamajkan, të quajtur Ti. "Këtu gjeni çdo gjë: drogë, banda kriminale, prostitucion. Nëse doni të merrni një vajzat, është e thjeshtë, mjafton t‘i blini një dozë të vogël droge dhe ajo bëhet e juaja". Për të arritur deri te babai i Xhermein Penant, gazetarët ndoqën udhëzimet e disa përdoruesve të drogës, të cilët ishin klientë të rregullt të tijët. Një prostitutë, përdoruese e rregullt e drogës, u tha gazetarëve: "Geri (Penant) shet mallin më të mirë në këtë zonë dhe ai nuk të zhvat nga lekët. Nëse kërkoni kafe (heroinë) ai është njeriu i duhur. Nëse kërkoni të shpoheni (injektimi i heroinës) ai ka shiringat dhe të gjitha gjërat që ju duhen. Mund të shkoni të drogoheni në apartamentin e tij, nuk ka kurrfarë problemi. Ai u shërben (duke i injektuar heroinë) të gjitha vajzave që punojnë këtu". Këtë javë Xhermein Penant do të festojë 25-vjetorin e lindjes, por në një kohë kur ai ka shmangur jetën e drogës dhe është bërë një futbollist i njohur, babai është shndërruar në një prej shpërndarësve më të mëdhenj.