E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevil Dede: Drejt Kinës më shtyu paga e mirë

Nevil Dede, futbollisti i parë shqiptar që do të militojë në kampionatin kinez ka rrëfyer arsyen përse ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Azinë e largët. "Është një eksperiencë e re. Nuk kam shumë njohje mbi skuadrën ku do të luaj, ata kanë qenë në mesin e renditjes. Kisha dëshirë të provoja një eksperiencë të re. Shpresoj që pas meje rrugën drejt këtij futbolli ta ndjekin edhe shumë futbollistë të tjerë", tha Dede. Natyrisht që edhe paratë kanë qenë një shtysë më shumë për t‘u larguar nga Tirana: "Me ekipin ku do të luaj kam nënshkruar një parakontratë. Përveç aventurës së panjohur, ajo që më ka shtyrë drejt transferimit në kampionatin kinez ka qenë edhe pagesa e mirë". Në të kaluarën, drejt Azisë ka udhëtuar edhe Rudi Vata. Në vitin 2003, ish-kapiteni i kombëtares ka luajtur me japonezët e Jokohamas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›