Kryeministri Rama ndan pamje nga Mali i Dajtit: Magjike

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, duke ndarë pamje nga Mali i Dajtit.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje magjike nga Mali i Dajtit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook, krahas pamjeve që tregojnë natyrën e bukur të zonës.
Postimet e mëngjesit janë kthyer tashmë në një traditë për kreun e qeverisë, i cili shpesh ndan me publikun imazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
/rtsh.al/