E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, interpelance per çmimin e bukës

Grupi parlamentar i PS-së ka zhvilluar dje një interpelancë me kryeministrin Berisha ku e ka akuzuar këtë të fundit si përgjegjës për rritjen e çmimit të bukës. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe ka deklaruar se rritja e çmimeve ka shtuar varfërinë në vend. "Në harkun e dy viteve e gjysme nga ardhja juaj në pushtet ka pasur një rritje të fortë çmimesh. Janë rritur çmimet e mallrave ushqimore, si dhe ato të tjera si gazi. Në korrik të 2007 buka kaloi në 800 lekë të vjetra, ndërsa tani në 2008 mbi 1000 leke të vjetra. Kjo rritje çmimesh ka rritur varfërinë ekstreme në Shqipëri, po bnë të varfër shtresën e mesme dhe po cënon shëndetin e mijëra njerëzve që nuk ushqehen dot. Më të goditurit janë fëmijët dhe pensionistët" ka deklaruar Braçe. Duke iu përgjigjur akuzave të nënkryetarit të grupit parlamentarë të PS-së, Braçe, kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria do ta zgjidhë problemin e rritjes së cimeve përmes indeksimit të tyre. Berisha ka kujtuar sërish se qeveria nuk miun të ndikojë tek pengimi i rritjes së çmimit të drithërave në tregun ndërkombëtar. Ne tha Berisha nuk i kemi në dorë faktorët e rritjes së çimimit të drithërave në vendet kryesore. Por ka theksuar kreu i qeverisë kemi në dorë ti përgjigjemi kësaj rritje përmes një mekanizmi të njohur si më efiçent që është indeksimi.

Por kryeministri akuzoi publikisht tregtarët e miellit se po spekullojnë me çmimin. Berisha tha se qeveria që ai drejton do të shkatërrojë brenda dy javësh kartelin e miellit."Qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të luftuar spekulimin aty ku ekziston, po ai ka theksuar se ky problem nuk zgjidhjet duke ndëshkuar fermerët," përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›