E Diel, 1 Nëntor 2026

Shmanget tragjedia në hokejin amerikan

Të pranishmit në stadiumin e hokejit në Bufalo (SHBA) kanë kaluar momente të vërteta frike. Gjithçka pas aksidentit që i ndodhi lojtarit sllovak të Florida Panters, Riçard Zednik, në sfidën e vlefshme për kampionat (NHL) kundër Sabres. Gjatë lojës, shoku i skuadrës së Zendrik, Oli Jokinen, bie pas një përplasjeje dhe e godet pa dashje me patinë, duke i shkaktuar një çarje të thellë në gurmaz. Akulli është mbuluar nga gjaku dhe 32-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›