E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi interesohet për Van Der Vart

Drejtuesit e Çelsit po përgatiten të hyjnë në "ankandin" që do të hapet në merkaton verore për mesfushorin holandez të Hamburgut, Rafael Van Der Vart. Zbuluesi i talenteve të klubit londinez, Rainer Bonhof, ka bërë të ditur se ishte në stadium gjatë ndeshjes Leverkusen-Hamburg, për të ndjekur një lojtar, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë pikërisht për mesfushorin. "Nuk mund të them se cilin lojtar po ndiqja, por nëse e keni parë ndeshjen, shihej qartë kush ishte më i miri në fushë", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›