E Diel, 1 Nëntor 2026

Biliç, gati rinovimi me Kombëtaren kroate

Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, do të vazhdojë aventurën e tij në stolin e kësaj përfaqësueseje edhe pas përfundimit të "Euro 2008". Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Vlatko Markoviç. "Kemi biseduar me Biliç dhe mund të them se ai do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses tonë edhe pas përfundimit të EURO 2008, ku ne marrim pjesë", u shpreh ai. Sipas mediave kroate, Biliç ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga klubet angleze dhe spanjolle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›