E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, atletët mund të kritikojnë Kinën

Kur mungojnë vetëm pesë muaj nga Lojërat Olimpike të Pekinit, Komiteti Olimpik Anglez vendosi një rregulli për atletët: atyre do t‘u ndalohej të kritikonin Kinën rreth politikës apo të drejtave të njeriut. Megjithatë, shumë shpejt Komiteti britanik ndryshoi mendim dhe ka përgënjeshtruar zyrtarisht një lajm të tillë, edhe sepse politikanët vendas dhe organizatat pacifiste në të gjithë botën kanë protestuar ashpër rreth këtij veprimi, që synonte të mos prishte marrëdhëniet me organizatorët e Olimpiadës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›