E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr mesazh ngushëllimi nga Zëvendëspërfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Lorenc G. Rosin.

17 mars 2008

Në mesazhin e Zëvendëspërfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Lorenc G. Rosin, theksohet mes të tjerash: “Në emër të Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju shpreh tronditjen e thellë për shpërthimin e rëndë të së shtunës në afërsi të Tiranës, i cili rezultoi me pasoja tragjike të vdekurish dhe të plagosurish. Ne u shprehim dhimbjen tonë familjeve të viktimave, urimet më të mira për shërim të shpejtë të plagosurve, si dhe solidaritetin tonë për të gjithë popullin shqiptar në këtë moment hidhërimi”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›