E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursen Kulla Eiffel, përgjysmohet ndriçimi

PARIS- Politika e kursimit të energjisë elektrike ka prekur edhe Francën, me monumentin e saj më të njohur: Kullën Eiffel. Duke nisur nga 22 shtatori ndriçimi që ka mrekulluar sa e sa vizitorë nuk do të jetë më si më parë. Madje ata që bëjnë me dije lajmin, e komentojnë edhe me një katandisje për të ardhur keq.

Plot 20 mijë llampat që zakonisht ndriçojnë këtë simbol çdo 10 minuta në krye të çdo ore, deri në 2.10 të mëngjesit, do të ndizen vetëm për 5 minuta. Kjo masë do të lejojë një pakësim të konsumit të energjisë, që do të reduktohet nga 400 në 200 orë vjetore.

Vendimi që është marrë nga qeveria franceze, në kuadër të politikës ambientale, pason masa të tjera të kësaj natyre, si përdorimi i letrës ekologjike, përdorimi i energjisë alternative dhe instalimi i paneleve diellorë mbi restorante.

Kulla Eiffel, që ka pritur më shumë se 250 milionë vizitorë në historinë e saj, u vesh “me shkëlqim” nga inxhinieri Pierre Bideau në vitin 1985.

Marrë nga La Stampa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›