Gruaja akuzon burrin: Më ka detyruar të prostituoj
Organi i akuzës së Rrethit Fier ka filluar hetimin në gjendje të lirë ndaj një 32-vjeçari nga fshati Sheqisht. Ai akuzohet nga bashkëshortja e tij, se e ka detyruar atë të prostituojë trotuareve dhe ambienteve publike, në shtetin Helen. Burimet zyrtare të policisë thanë se: “ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit Ervin Semanjaku , nën akuzën “shfrytëzim prostitucioni”. Ngjarja për të cilën 32-vjeçari do të përballet me togat e zeza të drejtësisë, ka ndodhur gjatë periudhës Shtator –Dhjetor 2007. Semanjaku ka detyruar bashkëshorten e tij, me të cilën kishte lidhur kurorën e martesës, të bëjë prostitutën, duke shitur trupin e saj për qëllim përfitimi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kretës, në shtetin Grek, ku çifti Semanjaku ishte stabilizuar si emigrant. 26- vjeçarja Jonida Semanjaku ka pohuar se e ka ushtruar profesionin e turpshëm nën efektet e dhunës së bashkëshortit-tutor.