E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, miratohen pr/vendimet për përbërjen e anëtarëve të komisioneve të përhershme

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Kuvendi miratoi në seancën e sotme  plenare projektvendimet në rendin e ditës.

Kështu, me 78 vota pro u miratua projektvendimi për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Më pas u miratua me 76 vota pro projektvendimi për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Gjithashtu me 82 vota pro u miratua projektvendimi për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në vijim, Kuvendi do të zhvillojë diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Koha e debatit, e cila nuk i kalon 4 orë, është e ndarë mes grupeve parlamentare dhe deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Sipas ndarjes së miratuar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në dispozicion 142 minuta, grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta, ndërsa Aleanca për Ndryshim dhe Partia e Lirisë nga 12 minuta secila. Deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë gjithsej 16 minuta, të ndarë në mënyrë të barabartë.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›