SHBA – Trump: Afati i tarifave i caktuar më 1 gusht nuk do të zgjatet

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se do t’i përmbahej afatit të tij të tarifave, të caktuar më 1 gusht.
“Nuk ka pasur asnjë ndryshim të kësaj date dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Me fjalë të tjera, të gjitha tarifat do të jenë të detyrueshme dhe të pagueshme duke filluar nga 1 gushti i vitit 2025. Nuk do të ketë zgjatje”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi dje afatin e rishikuar më 1 gusht, duke shtyrë datën e zbatimit të tarifave të planifikuar më 9 korrik.
Tarifat e reja do të zbatohen për një gamë të gjerë importesh nga një mori vendesh.
Megjithatë, disa orë më vonë, kur Trump u pyet nëse afati i 1 gushtit ishte i detyrueshëm, ai tha se nuk ishte 100% i vendosur.
“Do të thoja i vendosur, por jo 100% i vendosur. Nëse ata telefonojnë dhe thonë se do të donin të bënin diçka ndryshe, ne do të jemi të hapur për këtë”, tha Trump.
Presidenti amerikan, Trump publikoi më shumë se një duzinë letrash drejtuar vendeve me detaje mbi planet e tij të fundit tarifore.
Fillimisht, fokusi i Trump ishte te importet nga vendet aziatike, veçanërisht ato në Azinë Juglindore. //a.i/