E Diel, 1 Nëntor 2026

"LSI-ja po kthehet mbrapa në kohë"

Socialistët ftuan dje të gjitha palët që të konsiderojnë me vëmendje e pa asnjë paragjykim apo filtër interesash të vogla, propozimin për të kaluar në një sistem zgjedhor me zona shumë emërore, pra në një proporcional rajonal. "Për llojin e këtij proporcionali jemi tërësisht të hapur të diskutojmë me të gjithë, qoftë me Partinë Demokratike, qoftë me të tjerët, qoftë edhe me LSI-në, e cila shohim me keqardhje se po kthehet dita-ditës mbrapa në kohë", theksoi Kodheli. Ajo nënvizoi se partia e Metës po rikthehet në sytë e në veshët e shqiptarëve në një sjellje të vjetër politike. "Dyert tona janë e do të mbeten të hapura për t‘i diskutuar gjërat me urtësinë e qytetarinë e politikës sonë të re, pa i lejuar kurrë vetes që të harrojmë se jemi këtu për të realizuar aspiratat e atyre që përfaqësojmë e jo për të ushqyer politikën e vjetër të ndasive e të përbaltjes së të tjerëve", u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›