"LSI, vizitë në Rrëshen-Kalimash"
Ilir Meta pritet që të vizitojë shumë shpejt aksin rrugor Durrës-Kukës. Burimet nga LSI sqarojnë se në kuadër të takimeve me mbështetës të zonës do të ndalojë në vendin ku po kryhen punimet. Kjo me logjikën se drejtësia ka punën e vet, por rruga duhet të përfundojë dhe kjo është më e rëndësishmja. "Ne kërkojmë që të vazhdojnë punimet me ritëm dhe që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt, sepse në fund të fundit kjo nuk është një rrugë që zoti Berisha po e bën me lekët e tij, por është një rrugë e cila po bëhet me investime dhe me sakrifica të të gjithë shqiptarëve", sqaron Meta.