E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: U larguan nga puna 1700 punonjës

Deputeti Dritan Prifti konstatoi dje se politikat ekonomike të qeverisë për të rritur punësimin në këto zona janë pothuajse inekzistente. Ai gjeti rastin që të denoncojë vendimin më të fundit të qeverisë për largimin nga puna të rreth 1700 punonjësve në industrinë e naftës dhe përcaktimin e tyre që të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të ARMO-s dhe të ALBPETROL sh.a. Patos. "Largimi nga puna i një numri të madh njerëzish në këtë qytet do të sjellë një situatë të papërballueshme sociale për gjithë këtë zonë", konstatoi Prifti. Sipas tij nuk duhet të ketë pabarazi ndërmjet ndërmarrjeve strategjike të ndryshme dhe formulave të privatizimit të tyre. "Mendoj se në këtë rast, kur bëhet fjalë për largimin e këtyre punonjësve, qeveria duhet të investohet menjëherë për të fituar statusin e naftëtarit", propozoi Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›