E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagerbak vendos të rinovojë me Suedinë deri në vitin 2010

Trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak, ka vendosur të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2010, pas përfundimit të Botërorit që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Vendimi u zyrtarizua dje edhe nga Federata Suedeze e Futbollit, e cila kishte kërkuar prej kohësh që Lagerbak të nënshkruante rinovimin, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë të mundshme për drejtimin e një skuadre që përbëhet nga emra të njohur si Ibrahimoviç, Allbak, Kallstrom, Ljungberg apo Mellberg. Lagerbak është emëruar trajner i kësaj përfaqësueseje që në vitin 2000, por në katër vitet e para ai ka qenë bashkëpunëtor me Tomi Soderberg, që ka pasur të njëjtin rol. Që atëherë, ai ka arritur ta drejtojë përfaqësuesen drejt pjesëmarrjes në 5 faza finale të turneve ndërkombëtarë, duke filluar nga EURO 2000. "Do të jetë një sfidë emocionuese për mua që të drejtoj Suedinë drejt turneut të 6-të radhazi, gjithmonë nëse kualifikohemi në Botërorin e Afrikës së Jugut", u shpreh Lagerbak pas rinovimit të kontratës. Një vendim i tillë, e ka bërë atë trajnerin më jetëgjatë në stolin e përfaqësueses skandinave, ndërsa që tani parashikohet rinovimi deri në 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›