E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Në Kuvend duhet të ketë 100 deputetë, jo 140

Kryetari i LDK-së, Nikoll Lesi, vazhdon të qëndrojë jashtë vendimit të partive të vogla për t‘iu kundërvënë bashkëpunimi PD-PS. Duket se deputeti Lesi është më tepër i interesuar për zhbllokimin e situatës sesa për sistemin me të cilin do të identifikohen në të ardhmen partitë politike. Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, Nikoll Lesi, ka treguar motivin pse nuk ka marrë pjesë në tryezën e partive të vogla të djathta dhe të majta. "Nuk mora pjesë, pasi LDK është e mendimit që sistemi zgjedhor duhet të jetë vetëm mazhoritar i pastër me një raund dhe numri i deputetëve të ulet nga 140 në 100 deputetë", tha Lesi. Partitë e vogla kanë kërkuar dje një sistem proporcional të personalizuar dhe në rast se dy forcat më të mëdha politike në vend nuk bihen dakord me vendimin e të vegjëlve atëherë, ato do të mbledhin firmat e mundshme për të shkuar drejt referendumit për reformën zgjedhore. Deputeti Lesi ka kundërshtuar vendimin që kanë marrë 6 partitë e vogla të PD-së dhe 4 partitë e vogla të PS-së për të pranuar sistemin zgjedhor aktual, duke kërkuar me ngulm se ai më i miri për vendin do të ishte vetëm sistemi mazhoritar i pastër. Ndonëse është i vetmi zë kundër të vegjëlve brenda llojit, duke marrë në konsideratë balancat në Kuvend zëri dhe vota e Lesit është me interes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›