Mediu: Reforma jo peng i Rusmalit dhe Islamit
Ministri i Mbrojtjes dhe aleati më besnik i PD-së i ka bërë thirrje bashkëpunimi Kryeministrit Berisha për reformën zgjedhore. Sipas kreut republikan, Fatmir Mediu, reforma zgjedhore nuk mund të jetë peng i Ilir Rusmalit dhe Kastriot Islamit. Ministri Mediu është drejtuar me tone kritike ndaj lidershipit të koalicionit të djathtë për reformën në drejtësi. "I kam bërë thirrje Berishës për bashkëpunim. Nëse PR ka kërkuar riformatimin e të djathtës, e ka kërkuar këtë jo thjesht për një interes të sajin personal dhe politik. Berisha të tejkalojë interesat e vogla", është shprehur Mediu. "I kam kërkuar dhe i kërkojë Kryeministrit Berisha që natyrisht të mbajë një qëndrim jashtë këtyre interesave të vogla, të cilat u shfaqën dhe gjatë zgjedhjes së Presidentit të Republikës. E rëndësishme është për qeverinë që të vazhdojë punën në koalicion, në bashkëpunim për interesat e shqiptarëve dhe anëtarësimin në NATO", theksoi ai. Mediu theksoi se nëse PR ka kërkuar riformatimin e të djathtës, pra riformatimin e një të djathte unike, mund ta konsideroni si të doni, një parti, një union me standarde dhe marrëdhënie të përcaktuara, e ka kërkuar këtë jo për interes të saj personal e politik.