Letër anonime nga Amerika
Zotit Sali Berisha, President i Repub
likës, Kryetar i Kuvendit, njëri nga
nënkryetarët e Kuvendit,
zv.Kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër
i Brendshëm, ministër i Mbrojtjes,
ministër i Financave, ministër i Arsimit,
ministër i Transportit dhe i Punëve Publike,
ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës,
ministër i Drejtësisë, ministër i
Shëndetësisë, ministër i Punës dhe Çështjeve
Sociale, ministër i Mjedisit, ministër
i Integrimit, kryetar i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm, kryetar
i SHIK-ut, drejtor i Përgjithshëm i
RTVSH, kryetar i KKRT-së, kryetar i Komitetit
të Kthimit të Pronave, kryetar i PDsë,
kryetar i PD-së, Dega e Tiranës,
dezhurn i ndërtesës në PD, centralist i
telefonit antikorrupsion në Kryeministri,
dhe KRYEMINISTER.
I nderuar zoti Sali!
Rastësisht, nga një burim i sigurt, mësova
se keni vendosur të jepni DOREHEQJEN.
Madje, kjo qenka punë ditësh.
Kur e dëgjova nuk u zura besë veshëve.
Më parë mund të besoja që Edi Rama është
më i shkurtër se Erion Braçja se sa...
Mirëpo, ata që ma dhanë një lajm të tillë
ngulnin këmbë se është i vërtetë, sa
ç‘është e vërtetë që nga hetimet e
prokurorisë, Lulzim Basha do të dalë i
pafajshëm. Kur je larg Atdheut, lajme të
tilla bëhen edhe më tronditëse. Kjo është
arsyeja që më nxiti t‘u shkruaj këtë letër.
Në të vërtet, kjo nuk është letër, kjo është
lutje. E marr me mend që nga fjalët e mia
do t‘ju prekin aq shumë, saqë do të përloteni
por... kur mendoj se pasi të keni lexuar
këto rreshta do të hiqni dorë nga vendimi
i nxituar që keni marrë, e ndjej veten
të shfajësuar. Këtë letër nuk e shkruaj
duke u nisur nga interesa personale,
sepse po të ishte kështu, nuk do t‘u kërkoja
të hiqnit dorë nga vendimi Juaj për të
dhënë DOREHEQJEN, por do t‘u lutesha
për të kundërtën. Ashtu siç kanë vepruar
vite me radhë armiqtë TUAJ: Lefter Xhuveli,
Genc Pollo, Arben Imami, Ferdinant
Xhaferi, Tritan Shehu, Preç Zogaj, Nard
Ndoka e shumë të tjerë që i bëtë ministra
dhe deputetë me dorën TUAJ.
Zoti Kryeministër!
Mendoni për një çast sikur JU, një natë
të bukur, në ekranin e TVSH-së të
shfaqeshit papritur me buzëqeshjen e
vitit 1997 dhe t‘i drejtoheshit popullit me
fjalët: "Deklaroj, se unë Sali Ramë Berisha,
jap dorëheqjen e parevokueshme nga të
gjitha postet që më ka besuar populli dhe
partia". Ǒdo ndodhte...? Një deklaratë e
tillë do të ishte për të gjithë BOMBE (Jo si
bomba që i plasi Ylli Pangos dhe e hodhi
të ziun nga garazhi drejt e në kolltukun e
ministrit), por bombë që do të hidhte në
erë të gjitha sukseset e arritura për sigurimin
e energjisë elektrike, ujit, investimeve
të huaja, kthimit të pronave, demshpërblimit
për ish të përndjekurit politikë
e dhjetëra premtime të tjera që i bëtë
popullit gjatë fushatës elektorale. A e përfytyroni
se ç‘do të ndodhte të nesërmen e
një deklarate të tillë? Në orën 6 të
mëngjesit do të mblidhej Kongresi i Jashtëzakonshëm
i PD dhe do të zgjidhte kryetarin
e ri, i cili sipas statutit, do të ulej
edhe në kolltukun e Kryeministrit. Po
sikur të ndodhte, larg qoftë, që në vendin
TUAJ të zgjidhej një person, i cili... për
çështjen e kthimit të pronave të kishte
mendime të kundërta me JU?!
Së pari: Të mos kishte durimin Tuaj për
të pritur gjersa të vdisnin edhe fëmijët e
femijëve të ish-pronareve, por të ngulte
këmbë që pronat e rrëmbyera nga pushteti
komunist t‘u kthehen realisht dhe sa
më parë pronarëve. Sepse sipas mendjes
së tij, medemek, një shtet demokratik nuk
u ndërtokërka mbi pronat e grabitura.
Së dyti: Ǒdo të ndodhte sikur AI të
jepte urdhër që të mbyllej fabrika e inauguruar
shtatëmbëdhjet vjet më parë për
prodhimin e pronarëve të rinj, e cila përdor
si lëndë të parë politikanët?
Së treti: Po sikur AI të kundërshtojë
abrogimin e ligjit 7501 për tokën dhe ta
konsiderojë si mashtrim të radhës që u
bëhet pronarëve dhe institucioneve
nderkombëtare perendimore? Ose ta krahasojë
me anekdotën e qershive të
Nastradinit...Me fjalë të tjera, t‘u akuzoje
Juve se qershitë e pastra ua ndatë fshatarëve
sipas mendjes së Leninit, ndërsa
qershite e shurruara, gjoja paskeni ndërmend
t‘ua ngopni pronarëve? Apo të çirret
dhe të ulurijë në mikrofonët e shteteve
perëndimore se përsa kohë ishit në pushtet
JU e Fatos Nano, ish-pronarët nuk do
të ktheheshin kurrë në pronarë, por gjer
në ditën e vdekjes do të ngeleshin ISH?
Zoti Kryeministër!
Vetëm argumenti i mesipërm është i
mjaftueshem që JU të bindeni dhe të hiqni
dorë nga vendimi që keni marrë. Po
sikur të ndodhte, larg qoftë, që në vendin
TUAJ të zgjidhej nje person, i cili... ta marrë
seriozisht dëmshpërblimin e të përndjekurve
politikë? Në një rast të tillë, jo aq
për të fituar simpatinë e tyre se sa për të
tërhequr vemëndjen e perëndimoreve, AI
mund t‘ju fusë në një thes me ish-komunistet.
Madje, paturpësia e tij mund të
arrijë deri aty sa të deklarojë që JU, persa
kohë ishit në pushtet, jo vetëm që nuk
kishit ndërmend t‘u jepnit asnjë kacidhe
atyre të gjorëve, por do të vijonit të talleshit,
sikundër gjoja keni bërë për 17 vjet
me radhë! Me fjalë të tjera, edhe ligji që
miratuat JU në Parlament pas kaq shumë
e shumë mundimesh, sipas TIJ, qenka një
m..! Një mendje e semurë si e Tij, nuk e ka
të veshtirë të sajojë lloj-lloj argumentesh.
Bie fjala, AI mund të trillojë se gjoja në
komisionet parlamentare për vite e vite
me radhë ky problem ështe ngritur thjesht
për muhabet, por asnjëherë me pikësynimin
që të zgjidhet. Madje, AI mund të
sajojë edhe debate imagjinare ndermjet
deputetëve tanë të nderuar, si pershembull:
"Një i pushkatuar kushton më
shumë se një ish i burgosur politik. Kurse
ne kemi mendim të kundërt. Të pushkatuarit,
kushtojnë shumë më pak se sa të
burgosurit politikë. Keta kanë vuajtur për
vite me radhë në burgjet e komunizmit,
ndërsa të pushkatuarit, kanë ngrënë
plumbin dhe kanë mbaruar punë fët e fët.
Nuk është fjala se cilët kushtojne më lirë
dhe cilët më shtrenjtë. Ne do të gjykojmë
sipas fondeve që do të akordojë qeveria.
Qeveria nuk ka brekë në bythë, e jo fonde
për... Në një mendje jemi, megjithatë njëri
i bie gozhdës e tjetri patkoit. Detyra e jonë
si Parlament është të bëjmë ligjin, pastaj
se ku do t‘i gjejë paratë qeveria është punë
e saj. Ama ligjin thoni ju..?! Ligje bejmë
tridhjetë copë në ditë... Ne pandehnim se
e kishit seriozisht atë punën e parave.
Ǒpara a derëbardhë... miratojmë ligjin
dhe jemi të nderuar. E keqja është se ata
kërkojnë paratë. Pak se po u bëjmë ligjin,
dashkan edhe paratë!"…
Unë jam i vetëdijshëm që nuk do të më
ktheni asnjë pergjigje për ketë letër,
sikundër jam i sigurt që pasi të lexoni këto
rreshta, do të hiqni dorë përfundimisht
nga vendimi JUAJ për të dhënë DOREHEQJEN.
Dhe kjo për mua nuk është pak.
Ish i yti,
LEKA BUNGO