Liderët evropianë, mbështetje Ramës për programin e PS-së
Në Kongresin e Internacionales Socialiste, zhvilluar në Athinë, kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar takime të veçanta me Kancelarin e Austrisë Alfred Gusenbauer, me Kryeministrin bullgar Sergei Stanishev dhe me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT George Papandreu.
Gjatë punimeve të këtij kongresi, kryetari i PSSH Edi Rama, bëri një ekspoze të shkurtër të nismës “Dialog me Shqipërinë” duke u shprehur se, ky proces do të ndihmojë PS-në për një program realist dhe konkret, për të gjetur zgjidhjet e duhura.
Në takimin miqësor që zhvilloi me Kancelarin Gusenbauer, Rama mori mbështetje për asistencë dhe ekspertizë për Programin e Ri të PSSH-së. Kancelari austriak u shpreh se: “Ne jemi gati t’ju mbështesin dhe ndihmojmënë programin tuaj qeverisës.”
Gjithashtu në takimin e zhvilluam me Kryeministrin bullgar Stanishev, Rama ka marrë mbështetje. Kryeministri bullgar Stanishev u shpreh: “Do t’ju asistojmë me ekspertët më të mirë për programin tuaj të ri.”
Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e Internacionales Socialiste dhe njëkohësisht liderin e PASOKUT George Papandreu si edhe me liderë të tjerë evropianë.