E Diel, 1 Nëntor 2026

Linjat e autobusëve, drejt rritjes së çmimit të biletës

Ligji i cili nuk është amenduar sipas kërkesave të Shoqatës së Transportit Urban po sjell shqetësime të konkurrencës së pandershme, trafikut dhe ngërçe të tjera. E gjithë kjo ka krijuar një situatë të rëndë financiar për linjat private. për këtë shoqata e transportit urban ka sqaruar dje në një njoftim pwr shtyp të gjitha problemet aktuale, njëkohësisht ka paralajmëruar për rritje të çmimit të biletës. "Po i përswrisim shkurtimisht, kërkesat tona, nevoja per rritjen e çmimit të biletës, lëvizja e kategorive të udhëtareve që sipas ligjit përfitojnw udhëtim falas. Invalidët, veteranët e luftës, të verbërit dhe jetimët Paisja e këtyre personave me lloje të ndryshe librezash, dëshmi, subjektet e pa licencuara qe zhvillojnë konkurrencë të pa ndershme në linjat tona urbane", sqaron njoftimi. Sipas shoqatës pajisja me abone e shoqërive të bashkive të tjera njëlloj me shoqatën është bërë shkas për abuzime. "Trafiku është shumë i ngarkuar për funksionimin e këtij lloj shërbimi lind nevoja urgjente për krijimin e korsive te veçanta për autobuswt dhe xhepat e autobuswve", sqaron shoqata. Para viteve 2000, transporti i shërbimit urban ka qenë shtetëror, pra te gjitha linjat urbane të Tiranës kanë qenë shtetërore, të përqendruara nga një ndërmarrje (Parku autobuswve urban të udhëtarëve). Zbatoheshin ligjet e qeverisë, pra ajo më kryesorja për këtë shërbim, ishte që subvencionimin e merrte kjo ndërmarrje dhe vazhdon ta mare akoma duke qenw se ende ka një linje Komb.- Kinost që është shtetërore. "Në këtë subvencionim ishin të përfshira dhe i ishte dhënë zgjidhje të gjithë problemeve që po hasim ne si operatore private si: Subvencionimi i biletës i abones, kategoritë e udhëtareve që përfitojnë udhwtim falas, subvencionimi i abonesë së studentit", njofton shoqata e transportit urban. Sipas saj, organizimi i transportit të shërbimit urban nga Bashkia e Tiranës solli shumë defekte, në kushtet e privatizimit të linjave urbane. Kontrata e përpiluar nga vetë Bashkia, ndërmjet operatoreve dhe Bashkisë kishte defektin më të madh, që në një pikë të saj, bashkia mohon subvencionimin e këtij shërbimi. Pra ai që ishte më kryesor u tha që ky shërbim të kryhet pa subvencion. Jo vetëm kjo, por që nga viti janar te 2004, nuk është bërë përpjekje si nga ana e pushtetit vendor dhe qendror për ngritjen e tarifës së biletës. Gjatë kësaj periudhe, nga shoqëritw e transportit të shërbimit urban për linjat e Tiranës, filluan të përballeshin me vwshtirësitë financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›