Lojtarët, sherr në dhomat e zhveshjes
Drejtori sportiv i Verder Bremenit, Klaus Alofs, ka bërë të ditur se pas humbjes në takimin e vlefshëm për Kupën UEFA me Rejnxhërsin, Diego dhe Aron Hant janë zënë në dhomat e zhveshjes. Mesfushori brazilian u përplas me sulmuesin në fund të 90-minutëshit që përfundoi 2-0 për skocezët. "Pas ndeshjes pati një polemikë ndërmjet Diegos dhe Hant", tha Alofs për agjencinë gjermane të lajmeve "SID". "Çështja është zgjidhur brenda skuadrës. Megjithatë, kjo nuk duhet të duket si diçka e pazakontë. Nuk njoh ndonjë lojtar, i cili nuk ka debatuar asnjëherë me ndonjë shok skuadre".