E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa: Jemi më të fortë se në 2007-ën

Mungojnë vetëm tri ditë nga starti i Botërorit 2008 në Formula 1. "Beteja" do të fillojë në Çmimin e Madh të Australisë dhe te Ferrari të gjithë duken optimistë. Edhe Felipe Masa, që po pret me padurim fillimin e garës. "Testet dimërore ishin mjaft pozitive, por është e natyrshme që të vazhdojmë punën për përmirësimin e makinës", tha piloti brazilian. "Ferrari i këtij sezoni është një makinë më e besueshme se ajo e vitit të kaluar. Kemi sigurinë se e fillojmë sezonin nga një bazë e mirë. Rivali ynë më i afërt është MekLareni dhe mendoj se çdo pikë e fituar mund të jetë decizive për renditjen finale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›