Benitez: Champions, më i lehtë se Premier
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka siguruar se ekipi e ka më të lehtë të sigurojë rezultate në arenën ndërkombëtare se në Angli. "Për ne, Liga e Kampioneve është më e lehtë, pasi mund të përqendrohemi në dy ndeshje, ndërsa në Premiership, kampionati zgjat 9 muaj dhe tri skuadrat e para janë shumë të forta. Interi? Nuk e shoh mundësinë e drejtimit të kësaj skuadre në të ardhmen", tha ai.