E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Do të më pëlqente të punoja në Itali

Hoze Murinjo ka rrëfyer se dëshiron të punojë me një skuadër italiane. Në një intervistë për revistën "GQ", trajneri luzitan ka folur edhe për kohën e shkurtër që do t‘i mjaftonte për të mësuar gjuhën. "Do të më duheshin vetëm dy muaj kohë për të mësuar italishten", deklaroi ish-tekniku i Çelsit. "Nuk do të kisha asnjë problem, deri në qershor do ta zotëroja gjuhën mjaft mirë dhe do të komunikoja pa probleme". Më tej Murinjo ka theksuar idenë e tij rreth kampionateve më të forta në kontinent: "Në Evropë ekzistojnë vetëm tri kampionate, ku futbolli është në nivelet maksimale: Anglia, Spanja dhe Italia. Futbolli anglez është në krye të preferencave të mia, por pavarësisht ndjenjave që kam për Premiershipin, e di që nuk do të kthehem aty së afërmi. Në një të ardhme të largët me siguri, por jo në qershor". Zërat flasin se Murinjo është takuar me një president italian: "Flas, dëgjoj, studioj për të kuptuar nëse vendimi që do të marr është i duhuri. Dëshiroj ta filloj punën nga fillimi. Po, në Itali do të më pëlqente të punoja, ashtu sikurse edhe në Spanjë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›