Donadoni, jo kontratës me kusht
Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, ka refuzuar rinovimin e kontratës me kushtet që i kanë vënë drejtuesit e Federatës Italiane. Këta të fundit janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin, vetëm në rast të një paraqitjeje të suksesshme në Evropian. Donadoni ka bërë të qartë se nuk pranon kushte dhe nëse nuk arrin rinovimin, do të largohet menjëherë pas përfundimit të turneut.