Kthehet lufta mes Realit e Milanit
Gazetat spanjolle kanë bërë të ditur se marrëdhëniet mes Realit të Madridit dhe Milanit janë acaruar përsëri, ndonëse këtë radhë nuk është në mes braziliani Kaka. Problemi lind nga spekulimet se kuqezinjtë kërkojnë mbrojtësit Serxho Ramos dhe Pepe, për të rinovuar prapavijën e tyre, duke acaruar kështu presidentin Kalderon, i cili ka bërë të qartë se nuk do të bëjë marrëveshje me Milanin.