Mançini ëndërron Lampard e Diarra
Afrimi i Manike gjatë merkatos së janarit duket se nuk ka kënaqur trajnerin e Interit, Roberto Mançini, i cili kërkon përforcime të tjera në këtë repart gjatë merkatos verore. Tekniku i zikaltërve i ka bërë të ditur presidentit Morati se gjatë verës do të dëshironte të afronte në skuadër një lojtar mes Diarra të Realit të Madridit dhe Lampard të Çelsit. Mundësitë më të mëdha janë për futbollistin afrikan, i cili është lënë në stolin e rezervave nga Shuster, ndërsa anglezi kërkohet edhe nga ekipe të tjera.