K.Ronaldo synon të tre trofetë
Kristiano Ronaldo beson se Mançester Junajted mund të luftojë në të tre frontet: skuadra e Ferguson synon të mbrojë titullin kampion në Angli, pa përmendur këtu edhe Ligën e Kampioneve dhe FA Cup. "Këtë sezon janë afruar disa lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm si Anderson, Nani, Tevez dhe Hargrivs", tha portugezi. "Kjo është diçka fantastike, pasi kemi shanse të mira të triumfojmë në kampionat, në Champions dhe në FA Cup. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe me shumë besim në forcat e saj".