Totenhemi kërkon Karles Pujol
Totenhemi është vënë në gjurmët e Karles Pujol. Trajneri Huande Ramos vazhdon rinovimin e ekipit dhe objektivi i radhës është përforcimi i mbrojtjes. Sipas "Sky Sports News", përfaqësuesit e klubit anglez gjenden në Spanjë për të diskutuar rreth blerjes së kapitenit të Barcelonës. Pujol numëron 58 ndeshje me Kombëtaren spanjolle dhe që ka luajtur në finalet e Botërorit 2002 dhe 2006. Për repartin difensiv, trajneri Ramos kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe mbrojtësin e Midëllsbrout, Xhonathan Vudgeit.