E Diel, 1 Nëntor 2026

Matematika, vetëm 535 maturantë marrin 10-të

Tiranë- Përfundoi nxjerrja e rezultateve të provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2008, atij të matematikës. Kalueshmëria, duke pasur parasysh vështirësinë e lëndës, sipas specialistëve nuk ka qenë e keqe. Por, sipas të dhënave statistikore, kalueshmëria në shkallë vendi është 89,11 %, pra më e ulët se ajo në provimin e Gjuhë-Letërsisë.

“Pas përfundimitme sukses të procesit të korregjimit të testevenë të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier , ka filluar qysh dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla”- thanë burimet zytare të ministrisë.

Sipas specialistëve, me notën 5-6 janë vlerësuar gjithsej 19 015 nxënës dmth 59,60 % e sasisë totale. Nota të nivelit 7-8 kanë marrë 7368 nxënës, dmth 23,06 % e sasisë totale dhe 9-10 kanë marrë gjithsej 2097 nxënës dmth 6,56 % e totalit të tyre.

“Prej këtyre 535 janë nota 10”- thonë burimet.

Në provimin e dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2008, Matematikë, morën pjesë 31 959 nxënës. Sipas specialistëve, 8 nxënës kanë marrë sasinë maksimale të pikëve të mundshme(50 pikë).

Këto rezultate, mësohet se do të jenë objekt studimesh të mëtejshme të thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›