Qafë-Thanë, turistët në dalje më të shumtë se në hyrje
Qafë-Thanë- Sot është shënuar një numër i madh lëvizjesh në të dyja anët e kufirit. Sipas një evidence zyrtare që ka policia kufitare gjatë ditë së sotme deri në orët e mbasdites kanë kaluar kufirin shqiptar rreth 2100 turistë të huaj kryesisht maqedonas, kosovarë. Destinacioni i tyre ka qënë riviera shqiptare.
Darko Smiljeski nga Shkupi thotë se Shqipëria është interesante. “Ka ende probleme me ujin e pijshëm dhe sidomos rrugët, por bregdeti është një mrekulli, në mënyrë të veçantë Riviera”- thotë ai, duke shtuar se është viti i dytë që pushon në vendin tonë.
Familje e Fadil Murriqit tregon se ka disa vite që si vend pushimi ka zgjedhur Durrësin dhe pranon se ky ëhstë një turizëm patriotik, pasi problemet nuk kanë munguar.
Numër të madh personash ka pasur edhe në dalje, madje më shumë se në hyrje. Shqiptarët udhëtojmë me autobusë apo makina private drejt Maqedonis dhe më pas në Bullgari dhe në Turqi. Kufirin shqiptar drejt këtyre palzheve sot e kanë kaluar mbi 3000 pushues shqiptarë, që shumica udhëtonin drejt plazheve të Turqisë dhe Varnës në Bullgari.
Pak më i vogël ka qenë numri i atyre që udhëtojnë në brigjet e Ohrit dhe të Strugës, të cilët pëlqejnë ujin e ëmbël dhe klimën e freskët. Policia kufitare deklaron se ka marrë të gjitha masat për shmangien e vonesave.