Mesazhi i Papës për vendet që jetojnë në konflikt dhe luftë
Krishti fëmijë i ngushëlloftë ata që janë në provë e ndikoftë mbi udhëheqësit e qeverive urtinë e guximin që të kërkojnë e të gjejnë rrugëzgjidhje njerëzore të drejta e të qëndrueshme. Kjo Krishtlindje qoftë për të gjithë ditë gëzimi, shprese dhe paqeje". Përveç njerëzve që jetojnë në situata lufte, papa kujtoi edhe ata që jetojnë në mjerim e që pësojnë padrejtësi që u mohohet e drejta për të mbrojtur shëndetin për të gjetur punë të rregullt, etj. Ai u shpreh se "ndërsa tensionet etnike, fetare e politike, mungesa e stabilitetit, rivalitetit e kundërvënies, padrejtësitë e diskriminimit që copëzojnë indin e brendshëm në shumë vende i ashpërsojnë më tej marrëdhëniet ndërkombëtare.