E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhurata dhe urime për festën e Krishtlindjeve

Besimtarët ortodoksë dhe ata të krishterë në qytetin e Beratit kanë festuar dje, festën e Krishtlindjeve duke shkëmbyer me njëri-tjetrin shumë dhurata dhe urime. Festimet kanë nisur që pas mesnatës së ditës së sotme në kishat e këtij qyteti, ku janë zhvilluar ceremonitë e kësaj feste, ku përveç lutjeve janë shkëmbyer dhurata dhe urime mes besimtarëve, në pritje të çastit që simbolizon ardhjen e birit të Zotit në tokë. Qindra besimtarë kanë mbushur kishën e Shën Spiridhonit në lagjen "Goricë" të këtij qyteti, ku janë zhvilluar ritet fetare të kësaj feste. Besimtarët kanë festuar lindjen e Krishtit, ndërsa është improvizuar në mjediset e kishës momenti që i dërguari i Zotit ka ardhur në jetë. Për disa orë me radhë janë kryer ritet fetare të kësaj nate të madhe, siç quhet nga besimtarët më të vjetër, nata e Krishtlindjes. Në qiell janë hedhur më pas mijëra fishekzjarre kur akrepat e orës kanë shënuar çastin e madh kur biri i Zotit ka mbërritur në tokë. Ndërsa, gjatë gjithë ditës së sotme, besimtarët janë falur për më tepër mbarësi dhe shëndet, duke u drejtuar për në kishat e këtij qyteti ku janë kryer faljet e mëngjesit. Ndërkohë, pas drekës së Krishtlindjes, besimtarët kanë zhvilluar vizita te njëri-tjetri, duke shkëmbyer urime dhe dhurata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›