Metodat e reja të mbrojtjes nga shtatzënia, edhe në poliklinika
Një program i vitit 2008 premton se metodat e fundit kontraceptive do të mund të ofrohen edhe në poliklinika dhe jo vetëm në maternitete. Metoda që mbrojnë nga shtatzënia e padëshiruar dhe në të njëjtën kohë edhe afatgjatë. Diapozitivi intrauterin, kjo metodë do të ofrohet edhe në poliklinika për të forcuar më tej shërbimin ambulator dhe për të rritur aksesin nga popullata. Aborti nuk duhet konsideruar një metodë për të shmangur lindjen e fëmijëve. Shtatzënitë e padëshiruara duhet të parandalohen vetëm përmes metodave kontraceptive, veçanërisht ato moderne që janë më efektive (pilula, depoprovera, diapozitiv intrauterin, kondom). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kontraceptivët për çiftet jepen falas në konsultoret e gruas në qytete dhe qendra shëndetësore në komuna.